Friday, January 2, 2015

Faslli Haliti / nga libri "Erdhi"

FASLLI HALITI 
Faslli Haliti 
Cikel poetik nga libri "Erdhi"
Mekati i pranveres

Pranvere sykalter,
Pranvere me faqe te blerta
Qe zgjon nga gjumi letargjik
Barin
Sythet
Gjethet
Lulet
Blerimin.
Pranver, ti s’haroon asnje vit
Te zgjosh nga gjumi letargjik

Edhe neperkat, gjarperinjte…


Mosmirenjohje

Gjithe
Peshat e renda,
Peshat vigane,
Peshat sa nje mal Tomori
Sa nje mal Korabi,
Me leven time i ke ngritur,
Me leven time vazhdoni t’i ngrini.
Edhe neser
Me leven time
Te gjitha llojet e peshave
Do te vazhdosh t’i çoni perpjete.
Po si s’me thate nje here te vetme,
Te faleminderit!
Arkimed…!


Te dashurat e mia

Sot
Lexova
Dhe rilexova Homerin
(Iliaden, Odisene)
Koka m’u mbush me imazhe heronjsh
Greko-trojane,
Fytyra,
Gjoksi
M’u cirkos
Me gjak trojanesh, akejsh,
Zjarri i Trojes me percelloi syte,
Helena
Gati me divorcoi me gruan,
Penelopa ra ne dashuri me mua…
Odise dinaku
Odise rivali
Me ngriti
Nje kurth te drunjte,
Nje kurth dinak kali,
Akili
Me thirri ne duel,
(Me mori per Hektorin),
Çirçja
Me kerkoi nje puthje,
Kasandra me tha:
Mos!
Parashikoi kthimin tim ne derr.
Dhe une s’e putha magjistricen
I besova zonjushe Kasandres menjehere.
Shpetova…
S’u tregova diffident si trojanet
Qe s’i besuan per Kalin e drunjte
Per kalin enigma dhe kurth
Si Agamemnoni
S’u tregova mosbesues
Per kurthin vrases
Te gruas kuçke,
Perendeshe
Aferdita
Me beri Parid,
Edhe Helena,
Edhe Penelopa
Me dashuruan me shpirt,
Edhe pse une s’mesova qe s’mesova
Te dashuroja greqisht…


Permbytja

Zoti
Pergatiti
Permbytjen apokaliptike,
Noe ndertoi arken
Strehoi ne arke çiftet “elite”.

Bota
Ishte prishur,
Duhej pastruar,
Duhej shfarosur fara e korruptuar.

U mbyten njerezit,
Kafshet.
U permbyt bota dyzet dite.
Por lulezuan peshkaqenet…
Festuan
Gjarperinjte.

Dhe bota mbeti siç ish…


Krijimet me lart jane shkeputur nga libri me poezi -Erdhi.

No comments:

Post a Comment