Friday, January 2, 2015
Faslli Haliti/ cikël poetik
FASLLI HALITI
- Cikël poetik-
DEPUTETE E BUKUR MOS U SHËMTO
Deputete e bukur
Mos u shëmto.
Zbukurohu.
Ne, të duam të pastër,
Nuk të duam
Të pasur.
Pasuri
Ti ke bukurinë,
Pasuri ke nirvanën
Pasuri ke pastërtinë.
Mos e prish gojën e bukur tulipan
Për të parfumuar korrupsionin e ndotur.
Zbukuroje kuvendin
Me fjalë
Të platinta,
Me fjalët të petalta.
Kur ti flet në në Kuvend,
Veshët tanë të puthin buzët, sytë,
S’ të dëgjojnë
Sytë tanë nuk të shohin
Sytë tanë puthin sytë dhe buzët e tua që ermojnë.
S’i shkon korrupsioni bukurisë
Si shkon afera
Pastërtisë
Pastroje, deputete e bukur
Pastroje politikën e pistë me pastërti
Zbukuroje politikën e ndotur me bukuri...
LIGJI
Ligji
Është si qeni
Që s’e ha të zotin
Qentë po hanë Popullin...
PUSHTETARËT TANË
Ju pushtetarët
Ju deputetët
Po flisni
(Po
Lehni )
Populli
Po ju dëgjon
Populli po ju mat
Populli po ju peshon
Populli urtan po hesht,
Ai po mendon të japë për ju, verdiktin më të drejtë.
Sepse Populli flet vetëm një herë në jetë
S’flet çdo çast, çdo ditë
Populli kur flet
Flet
Me
Verdikt
Kush duhet të rri në pushtet
Dhe kush duhet të shporret, të ikë...
Populli ka qenë romantik dhe idealist
Sot populli s’është as idealist as romantik
Sot populli është realist,
Por dhe idealist evropian
Njëkohësisht....
Populli
I gëzohet progresit,
I gëzohet çdo përparimi,
Por s’i sheh dot pushtetarët
Që lahen si mbretrit në vaskat e floriri...
PRES...
Unë nuk jam më budallai, më i marri,
Unë jam më i shqetësuari
Më i trondituri,
Më i alarmuari.
Unë jam Kasandra
Unë parandiej
Unë
Shoh
Zjarre inatesh
Flakë grindjesh,
Mure zemërimi shpinash,
Krisje të qelqeve të syve
Prita gjakmarrjesh, zënkash, mërish
Përgjakje trotuaresh,
Karambole
Borish
Skapamentos
Ulërimat blu “Fordësh” të policisë.
Por unë pres.
Pres që një ditë
T’i bjerë gjakut tonë ky vlim
Dhe kam bindje se do t’i bjerë pa dyshim
PO MUA
Ai po shëtiste një mbrëmje me qenin për dore
Më ndali e më futi krahun.
Më tha:
Unë
Dal vetëm me qenin,
Shëtis vetëm me qenin tim,
Qeni
Nuk flet,
Nuk shan,
Qeni vetëm leh...
Unë nuk shëtis dot me njeri,
Njeriu është më qen se qeni!
Njeriu flet, bën thashetheme,
Ka smirë, ambicie, agresivitet, xhelozi.
Po mua që më ndale,
Që më fute krahun,
Që po bisedon,
Po shetit tani,
Po shetit si me një qen apo si me një njeri?
XHEPAT E MI
Futem në Sitypark si kudo në Evropë.
Xhepat e mi s’kanë sy.
Ata as shohin,
As blejnë,
Janë bosh.
Kurse sytë e mi kanë xhepa.
Dhe xhepat i kanë si bosat më të mëdhenj.
Ata edhe shohin edhe blejnë ...
KURORA
Pyet mbreti
Në grahmat e fundit:
Kujt ia dha djathin e bardhë sorra e zezë,
Oborrtarët e mi?,
Sorrakut të saj
Madhëri...
I bëftë mirë, atëherë kurora sorrakut tim...!
Mbreti mbylli sytë
Dhe s’mori më
Frymë.
DJE
Dje
Da Vinçi
Ishte kompjuteri i botës.
Sot
Çdo kompjuter është një Da Vinç erudit
Sot çdo shtëpi, pothuaj, e ka një Da Vinç.
SI DUKET
Gojëmbyllur me kyç
Gojëkyçur me tela,
Flisnim
Më ngushtë
Më thellë
Për të nxjerrë diamantin e fjalës
Me dredha nga thellësitë e lirisë
Rrethuar me tela retikularë
Si dy minatorë ari
Ne,
Ju,
Dhe ata
Ti edhe unë
Edhe pse fjala dilte me dredha prej gojës sonë
Fjala na dëgjohej, na përhapej më shumë.
Gojëmbyllur flisnim më tepër
Gojëhapur
Ndërkaq
Sikur po flasim më pak...
SUNDIMI
Sundimi,
Pavdekësia:
Veti e qenies,
Qëllimi i njeriut!
Por edhe sundimi
Qenka i përkohshëm
Edhe pavdekësia
Qenka e vdekshme në përjetësi
Si për mua njeriun e zakonshëm
Edhe për ty
Që je
Gjeni ...
2010
PO JU
Ju
Ishit
Cilësorët,
Ne mediokrit
Ju jeni elitarët
Ne të rëndomtit.
Ju
Ishit
Gurra,
Burimi, tabani
Ju jeni modernët
E artit,letërsisë
Ju
Ishit
Dhe jeni ekipi kombëtar
I prozës, muzikës, dramës, poezisë...
Ju ishit
Dhe jeni
Skuadra poetike
E kategorisë së parë
Sigurisht,
Sigurisht, sigurisht.
Ne, ishim dhe jemi pa dyshim
Skuadra poetike e kategorisë së dytë.
Ju
Jeni
Evropa,
Ne Azia,
Ju Perëndimi,
Ne Lindja,
Ju
Ishit
Revolucionarët,
Ju jeni demokratët
Ne,
Ishim antirevolucionarët
Ne jemi anti demokratët
Sikur të bëhej nesër
Prapë revolucion
Brenda ditës
Të parët
Po ju,
Me vrap
Do të jeni revolucionarët,
Dhe po ne do të jemi prapë
Ballistët, kulakët, të deklasuari, të parët.
Artisti i Popullit
Çmimi i Republikës
Urdhri i Flamurit të Kuq;
Nderoheshit
Me tituj
Ju dje:
Sot
Po ju
Po shpalleni
Prapë ikona të artit
Emblema të letërsisë.
Shqipërinë e djeshme ateiste
Po na e ktheni sot prapë në kishë
Ju e pështytë Muhamedin dhe zotin Krisht
Ju do të nderoheni me Urdhrin “Bibla e Shenjtë,”
Me Urdhrin “Kurani i Madhnueshëm”, sigurisht.
Ne
Kemi qenë
Dhe jemi jashtë loje përherë
Ne kemi qenë dhe jemi,
Në stolin rezervë.
2010
QERSHITË E BUZËVE
Degë e njomë qershie,
Degë jo e njomë,
Lulet e tua
Të bardha,
Unë i dua
Njëlloj...
Qershitë e buzëve të tua njëlloj i shijoj...
KËNDUAM NËN DHUNË
Kënduam
Me porosira
Me tortura dhe dhunë?
Ne
Kënduam nën dhunë,
Por jo me tortura
Dhe dhunë
Sepse kënga s’del asesi nga dhuna,
Kënga s’del nga torturat me vezë të zjera në sqetulla,
Apo duke të ngulur në thonj thumba dhe spica
Nga dhuna del rënkimi
Britma
Nga tortura, dhuna
Del
Ofshama,
Por kurrën e kurrës kënga.
AI PRISTE
Poetit
Që e doja
Si Sergej Eseninin,
I lexova një cikël me dhjetë poezi.
Shumë të bukura, i them,
Aq të bukura
Sa s’ka.
S’më pëlqejnë vetëm dy..
Ai u ngrys si një qiell
Me re të zeza
Për shi
Dhe
S’po më shihte dot në sy.
I lexova një tjetër cikël poetit eseninian,
Një cikël me njëzet a tridhjetë poezi.
Të shkëlqyera, i them,
Lëndinore,
Vetëm
Njëra
S’më’duket
Dhe aq e mirë.
Ai më pa i habitur përsëri
Përdrodhi vetullat si dy brirë.
Dhe s’po më shihte prapë në sy.
I lexova librin poetik
Poetit që e quaja
Bekim
Nga Perëndia,
Një libër me nëntëdhjetë e nëntë poezi.
Libër me livadhe, me lëndina me lule metaforash,
Plot lulekaçe, luleshqerra metonimish,
Me sintaks poetke të blertë
Me lauresha strofash.
Me poezi bletë...
Ai iku, u largua,
Pa më dhënë dorën,
Pa më thënë asnjë fjalë.
Ai priste që unë t’ia quaja librin kryevepër
Dhe vetë atë ta quaja poet botëror, gjenial...
BEATRIÇJA
Në vitet pesëdhjetë
Në fshatin tim
Erdhe
Ti
Beatriçe
Si një lëndinë e blertë.
Unë u dashurova si Dantja
Me ty
Dhe gjithë jetën mbeta i dashuruar
Edhe pse Danten atëherë nuk e njihja
Edhe pse Komedinë hyjnore s’e kisha lexuar
Me të ardhur
Ti Beatriçe Portinari
Në qytezën time fushore ,
Qershitë,
Dhe pjeshkat
Mollët e fshatit tim
U bënë me një motër mis
Me një motër me flokëverdhë, kanarinë.
Colpo di fulmine.
Dhe unë
Dhe ti
Beatriçe:
U dashuruam të dy, në çast.
Ti u dashurove me mua
Jo sepse unë isha
Dante Aligieri,
Por
Sepse
Isha i vetmi djalë në fshat
Që emrin Beatriçe ta shqiptoja më saktë.
Kur ty
Dikush
Të thërriste Bedrie
Dhe Bidriçe një tjetër
Ti u dashurove me mua Beatriçe,
Si Beatriçe Portinari me Danten e epërm.
Ah
Buza jote
Si u plasarit ashtu atë ditë,
Si më puthe me aq afsh ti atë natë
Si më mbulove ashtu në atë muzg flokësh,
Me flokët e tu si lule mimoze, ti, vjeshta ime e artë.
Beatriçe.
Ti vërtet ishe
Beatriçja Portinari,
Beatriçeja e Aligierit,
Por unë
S’isha Dntja,
Unë isha vetëm
Një adoleshent qyteze, gjysmë analfabet
Që dinte të dashuronte si adoleshent,
Që dinte të bënte disi dashuri,
Por s’dinte, ai, si Dntja,
Të bënte sonete
Poezi ...
Mamaja jote italiane
Ardhur pas burrit,
Pas babait
Tënd
Agronom
Në fermën tonë,
Vuri kujën e alarmuar,
Që vajza e saj gjak blu parajse,
Me një djalë të ferrit bujqësor ishte dashuruar...
Ah
Buza jote
Si u plasarit ashtu atë ditë,
Si më puthe me aq afsh atë natë
Si më mbulove ashtu në atë muzg violë
Me flokët e tu si lule mimoze, ti, vjeshta ime e artë.
Por dhe sot, me atë buzë të çarë si shega në degë
Ti më puth në ëndrra si në adoleshencë,
Si frutoreve më puth prapë, ti,
Si në atë muzg violë
Nën qershi.
Dhe me puth me të njëjtin afsh
Krejt
Si atëherë
Ti vjeshta ime që nuk m’u bëre pranverë.
PIKËLLIM I BUKUR
Nipi im i mbushi dhjetë vjeç.
S’më hipën më në qafë, mbi kurriz
Hy kala, hy kala, hyaaa..
S’më nget më revan,
Me galop;
S’më qëllon më me grushte
Me shqelma
Me top
Me pistoletë uji s’më lag, s’më vret
Siç më vriste e më lagte
Kur ishte
Dy vjeç.
Qenush i gjyshit i them dhe tani
Ai s’më thotë më
Qenush
Je
Vetë
Siç më thoshte kur ishte tre vjeç,
Lepur i gjyshit i them unë prapë
Por ai s’ma kthen
Lepur
Je
Vetë
Siç ma kthente kur ishte katër vjeç.
Çamarrok i gjyshit i them unë përsëri
Ai s’më thotë më
Çamarrok
Je
Vetë
Siç më thoshte dikur kur ishte pesë vjeç...
Ç’gëzim për gjyshin
Që nipi
U rrit
Po ç’pikëllim, ç’mërzi
Që nuk sillet më si çamarrok
Siç sillej dikur në vogëli.
Por mua më merr malli
T’i them si përherë
Çapaçuli
Këlyshi
Qenushi i gjyshit
Siç i thosha shpesh atëherë
Por nipi
U rrit
U bë
Dhjetë vjeç
Dhe unë më kot
I them atij qenush tani
Qenush je vet, kurrë më s’më thotë ai...
Shtator 2010
PËLLËMBA E BABAIT
Baba
Të pashë
Në ëndërr mbrëmë
Sikur erdhe nga Hadi
Dhe më qëllove me pëllëmbë
Sa u gëzova që më qëllove,
Baba.
Qëllomë
Dhe një herë.
Ajo pëllëmbë për mua
Ishte përkëdheli parajsore,
Ajo pëllëmbë për mua ishte një sinjal
Ishte një dhimbje e mëndafshtë e bardhë,
Ishte shenja që atje në Had, ti, ishe ende gjallë.
Shtator 2010
PARADOKSALËT
Ne
Thoshim Enveri internon.
Ju na internonit.
Ne
Thoshim Enveri bën kulakë.
Ju na bënit kulakë.
Ne
Thoshim Enveri burgos.
Ju na burgosnit.
Ne
Thoshim Enveri pushkaton.
Ju na pushkatonit.
Ne
Themi
Enveri
Na bëri me shkollë, akademi,
Ju na bëni analfabet.
Ne
Themi
Enveri
Na bëri me diploma,
Ju na hiqni diplomat,
Ne
Themi
Enveri
Na dha tituj, grada shkencore.
Ju na fshin gradat, titujt.
Ne
Themi
Enveri
Na solli dritat
Ju na shuani llambat...
Sikur
Enveri
Të zhvarrosej
E të varrosej prapë
Si hero;
Si ushtarët turq
Që morën eshtrat e Skënderbeut
Dhe i varën me ngut në qafë si talismanë,
Për eshtrat e Enverit dhe ju,
Po ashtu si turqit,
Do kacafyteshit me egërsi
Për t’i marrë ato kocka
Për t’i vendosur majtas, djathtas gjoksit si hajmali.
24 shtator 2010
ASGJË
Juve
Plepa,
Shelgje , lisa, blire
Edhe kur ju bien gjethet,
Dhe humbisni blerimin e bukur
Bëheni lëndë ndërtimi për urat, kasollet, vilat,
Bëheni zjarr:
Ngrohni
Piqni
Dhe digjni...
Unë
Me të humbur blerimin
Ftohem, futem në dhè
As ngroh, as pjek, as djeg më asgjë...
HALLI
Pas bregut, kodra.
Pas kodrës
Mali,
Pas malit, vargmalet,
Pas vargmaleve,
Majat.
Maja të larta,
Maja të ulëta
Mbi majat epërme borë.
Mbi majat e ulëta bar
Mbi majat e maleve, Zotat
Mbi majën e Tomorit, Zoti
Mbi majën e Olimpit Zeusi,
Babai i perëndive
Mbi Zeusin
Fati.
Mbi Fatin
Jehovai, Zotkrijuesi,.
Mbi Zotkrijuesin,
Halli!
Po mbi Hallin?
S’ka mbi hallin.
Halli, Zot mbi krye të vetë Zotit.
VJESHTA E KORRUPTUAR
Toka
Pa gjethe të verdha
Domethënë pa pleh të gjelbër
Pa ushqim përzier me ar dhe blerim
Po ç’u bën gjethet
Ku shkuan
Ku ikën
Ku fluturuan.
Vjeshta shpalli tenderin
Konkurruan flladi, puhia
Konkurroi era furtuna, uragani,
Stuhia
Vjeshta
Shpalli tenderin e gjetheve të verdha
Bëri korrupsion
Tenderin
Ia dha erës.
Përkrahu nga qielli
Era mori morinë e gjetheve
E depozitoi në bankën e hënës së florinjtë.
Ishte një korrupsion qiellor kozmik, i shkretirtë. ..
ZOT I YNË
Zot balte
Zot allçie,
Zot druri,
Zot guri, graniti,
Zot mermeri, çimentoje,
Zot betoni, bronzi dhe floriri.
Zot i kompozuar, modeluar me fjalë,
Zot Hipotetik, retorik,
Zot virtual,
Zot simbollik, metaforik...
Zot që thahesh, thyhesh, digjesh,
Zot që gdhendesh, shkrihesh në Metalurgjik,
Zot ari, floriri që depozitohet në banka dhe vidhesh
Ne të gdhendim
Edhe në flori, ne, të derdhim
Dhe po ne vetë të grabisim, të shembim, të vjedhim...
TAKIMI
Jam ftohur edhe unë me ty,
Je ftohur edhe ti me mua,
S’jemi shpuzë më,
As ti me mua
As unë
Me ty,
Por jemi dy thëngjij të shuar tashmë
Dy thëngjij të mbuluar me hi...
REPLIKË
Në qytetin tonë, i dashur koleg
As ka
As ka pasur
Salier ndonjëherë
Sepse, ku s’ka Moxart,
S’ mund të ketë as edhe Salier !
Faslli Haliti / Ernesto / tregim
FASLLI HALITI
ERNESTO
(tregim)
Italiani i tretë qё u strehuar nё shtёpinё tonё, quhej Ernesto dhe ishte kalesh. Vetullat e zeza tё bashkuara nё ballё, ngjanin me krahët e njё korbi nё fluturim.
Kur dëgjova xhaxhanё, ta thёrriste Ernesht, edhe unё Ernesht e thërrisja. Nuk ia shqiptonim dot emrin... Dukej i ngatërruar. Emёr i huaj.
Erneston erdhi nga qyteti. E solli djali i hallës. Gjendja nё qytet ishte e rrezikshme pёr ushtarёt italianё, pas kapitullimit tё Italisё. Po t’i kapte gjermani, i pushkatonte nё vend si dezertorё. Ne e kishim shtёpinё nё lagjen mё periferike tё qytetit. Kёtu Ernesto do tё ishte i sigurt dhe i qetё.
Nё lagjen tonё, tё gjithё merreshin me bujqësi, me pёrjastim tё babjit dhe dy ortakёve tё tij çamё qё merreshin me trgёtinё e mishit dhe tё fshesarit Liko qё fshinte pazarin. Gjermanёt nuk dukeshin shpesh nga lagjja jonё periferike. Por njё ditё, pas përplasjes me partizanёt nё Shkuqth, kur kolona gjermane kaloi pёrmes lagjes e po i afrohej shtёpisё sonё, Ernesto kaloi çaste ferri. Xhaxhai e strehoi “jetimin” nё bodrumin e shtёpisё qё ne i thoshim binxё, qё ishte i errёt burg dhe, binte erё myk.
Edhe pasi kolona gjermane u largua, Ernesto nuk guxoi tё dilte nga binxa edhe pse po i qёrroheshin sytё dhe po e mbyste era e mykut. Edhe kur xhaxhai i tha tё dilte nga binxa, ai nguroi, por dhe kur doli, vazhdoi tё dridhej nga tmerri, kur mendonte se gjermanёt, mund ta kishin pushkatuar nё vend, po pyetur nё kishe fёmijё, nёnё, baba, motёr, vёlla...
Me përjashtim tё atij çastit ferri, gjatё gjithё kohës qё Ernesto punoi e jetoi te ne, pati mall pёr shtёpnё e tij, por jo shqetёsime.
Xhaxhai e donte Erneston, sepse ishte fshatar e merrte vesh nga bujqësia, madje mё shumё se vetё xhaxhai mbahej si kryebujk. Xhaxhai mburrej para bujqve me kaleshin e tij italian qё lёronte, mbillte, korrte, ngarkonte qerren me dega si ta ngarkone vetё xhaxhai.
Kur unё i thosha Ernestos kalesh, ai mё merrte nё krah e mё pёrkёdheltё: riccio, cucciolo, birichino, dhe gajasej sё qeshuri.
Ernesto ishte i ri dhe xhaxhai e mbante si çunin e vet. Ernesto hante e pinte nё njё sofër me pjesёtarёt e shtёpisё dhe flinte nё odёn e miqve me jorgan e çarçafё tё pastër. Mbaj mend se atё ditё qё do tё largohej nga shtëpija jonё pёr nё shtёpinё e tij nё Itali, Ernesto na përqafoi tё gjithёve duke mos i mbajtur dot lotёt.
Xhaxhai i tha Ernestos qё para se tё largohej, tё mbillte njё qershi nё kopshtin tonё, nё shenjё kujtimi, pranё dardhёs dhe shegёs qё kishin mbjell dy italianёt e tjerё, para tij: Xhovani e Domeniko. Kur Lufta mbaroi dhe Enesto priste me me javё, me ditё,me orё me minuta, qё tё kthehej nё shtёpinё e tij nё Itali, xhaxhai nuk e ngarkonte me punё bujqësie, por Ernestos s’i rrinin duart. Njё ditё pranvere me diell dhe me erё lulesh, kur frynte juga e bardhё dhe nёna po ngjeshte brumin pёr tё bёrё lakror, Ernesto i afrohet nёnёs e i thotё me droje: nёna Bukuria, unё di bёj tagliatelle mira shumё.
Pёr ç’a tela e ka fjalёn ky, mor bir? pyeti nёna vёllanё e madh.
Thotë se di tё bёjё makarona tё mira.
Fjala tagliatelle m’u ngulit nё kokё e s’e harrova, ngaqë makaronat e italianit mё shijuan shumё. Ernesto i tëholli e i ndeu vetё petёt nё diell.
Po ky i uruar, pse bёn punё grash, thoshte xhaxhai nёpёr dhёmbё dhe, kthente kokёn qё tё mos e shihte Erneston qё i tëhollte e i nderte vetё petёt. Edhe vetё Ernestos i vinte zor nga xhaxhai, sepse e dinte qё, xhaxhai e vlerësonte atё si bujk e jo si tёhollёs petёsh, prandaj dhe bёnte sikur s’e shihte, kur kalonte lart e poshtё nёpёr oborr.
***
Nё ditët e para tё Çlirimit, njё mbrëmje, kur dielli kishte skuqur gjithё qiellin mbi Kodrat e Karatoprakut dhe retë e bardha tё përflakura, vareshin mbi kodra si lëkura delesh pezull mbi kodra, nёna iu afrua italianit e i tha e gёzuar:
Ernesht, u prishёm me Inglizin. U lidhёm me Rusin...
Shuma keqa nёna Bukuria, Rusi keqa; Inglizi, Amerika mira..., i tha me pikëllim, Ernesto, nёnёs sime.
E dëgjova vetё italianin, kur i tha nёnёs shumё i dёshpёruar se Inglizi dhe Amerika ishin tё mirё, kurse Rusi i keq dhe s’di pse s’i harrova ato gjithё jetёn, gjer nё ditët e apokalipsit komunist... Po pse nёna ime pse i tha me gёzim, italianit se ishim prishur me Inglizin e ishim lidhur me Rusin dhe pse italiani e priti me trishtim lidhjen tonё me Rusinё komuniste ?
Mbase nga vetё fjalët qё tha Ernesto: Inglizi, Amerika, mira dhe Rusi keqa, unё si fёmijё, i përfytyrova tё dy palёt; Inglizin, Amerikёn e Rusin, si dy ara, njëra nga tё cilat bёnte grurё e misёr, kurse tjetra jo. Po cila arё bёnte grurё e cila nuk bёnte? Nuk e kuptoja. Ernesto po. Nёna po. Me mendjen time prej fëmije, mendoja se ara e keqe qё s’bёnte grurё e misёr ishte Rusi, kurse ara e mirё ishte Inglizi, Amerika.
Nёnё, pse u prishёm me Inglizin, Amerikёn? Inglizi, Ameika janё si ara e Sheqit qё bёn dhe misёr dhe grurё?
Po ajo s’ёshtё ara jonё, mor bir, ajo ёshtё e Hamdi beut... Ne s’kemi ara, tha nёna
Po ato i mbjellim ne, i thashё nёnёs.
I mbjellim, po s’i korrim..., tha nёna.
Po ato, ne i korrim.
I korrim, i korrim, po s’i shijmë, tha nёna.
I shijmë si s’i shijmë, i them nёnёs.
I shijmë i shijmë, po s’fusim grurё nё hambar, tha me inat ajo.
Pse?
Se gjysma e grurit hynё nё hambarin e beut dhe beu ka hambar tё madh...
***
Gjatё gjithё viteve tё para tё socializmit, kur ende isha adoleshent, kur ne e shanim Amerikёn, Anglinё, kur bërtisnim: Poshtё Amerika duke përplasnim kёmbёt, kur brohorisnim e thirrisnim; rroftë Bashkimi Sovjetik, bija nё mendime dhe, thosha me vete se, s’qenka Amerika si ara e Sheqit, por Bashkimi Sovjetik. Po pse atёherё italiani qё ne e mbanim me bukё, ai Ernesto, i tha nёnёs qё Iglizi,Amerika mira, Rusi shuma keqa?
E mora inat italianin dhe ia shkula qershinë qё mbolli si njё shenjё, si njё kujtim, nё kopshtin tonё, pranё dardhës dhe shegёs qё kishin mbjellё dy italianёt e tjerё para tij: Xhovani e Domeniko.
***
Po kur socializmi u përmbys dhe unё dëgjoja brohorimat pёr Amerikёn dhe me sytё dhe kokёn kthyer drejt saj dhe Evropёs, kurse Bashkimit Sovjetik, tё parёt, po i kthenin bythën ish komunistёt thashё i hidhёruar: i doli fjala italianit, i doli fjala atij muti, po shpejt i kërkova falje Ernestos: mё fal, Enernesto, mё fal, i gjallё a i vdekur qofshё, mё fal qё tё quajta ***.
***
I shihja ndryshimet qё po ndodhnin, pas vithisjes sё sistemit tё kuq, por unё, ende, nuk e doja e nuk besoja nё sistemin e ri, blu. Amerikёn, jo vetëm qё s’e doja, por fillova ta urreja edhe mё egërsisht. Vazhdoja ta shihja nё krye tё vatrave tё zjarrit, ta shihja si njё Vezuv qё mbulonte me llavё e mi hi gjithё globin... E kuptoja qё këto ishin jehona tё sё shkuarës nё kokёn time. Kuptohet... Komunizmi kishte bёrё punёn e vet... Unё ende s’isha pastruar nga urrejtja edhe pse kjo urrejtja pёr Amerikёn kish filluar tё mbrapsej disi, tё tërhiqej si dallga e oqeanit qё vetëshuhet, sapo i afrohet thellёsisё. Pjesa komuniste brenda meje, sapo vinte, po përpiqej tё lёshonte terren e tё merrte anёn e ndryshimit, po përpiqej tё merrte anёn e sё resё, po a ishte e re, kjo e re qё po vinte? Ne, e quanim botё tё vjetёr kёtё, botё tё kalbur, botё qё duhej shembur; qё duhej shkulur me rrёnjё, por qё s’u shkul, s’u shemb; por na shembi keq.
***
Mu kujtua shembja e kishave dhe xhamive. M’u kujtuan ata dy priftёrinjtё e kishës sё madhe tё qytetit tonё tё vogёl: njeri prej tyre e rroi mjekrёn menjёherё dhe, e rroi pikërisht ai qё e mbante mё tё gjatё, kurse ai qё e mbante mё mё tё shkurtër, jo vetëm qё s’e rroi, por qё ditёn qё u shembёn kishat e xhamitё, u mbyll, u ngujua nё shtёpinё e tij dhe nuk doli nga s’andejmi, gjersa vdiq. De u varros me mjekёr.
Ernesto nuk ishte trishtuar kot, kur nёna ime i tha se ishim lidhur me Rusin. Si pronar, ai e dinte qё komunizmi tё merrte pronat, dhe... Kurse nёna ime, si bujkeshё e beut, u gёzua se lidhja me Rusin do ta bёnte me tokё, do ta bёnte pronare...
***
Mbille prapё qershinë qё e mbolli italiani e qё ti ia shkule nga inati, vetëm e vetëm, pse ai tha qё: Amerika, Anglia mira, Rusia keqa.
Ernestos i doli fjala... Mbille qershinë...
Mbille ti, po deshe...
Po e mbolla unё, ajo qershi, s’ka pёr tё zёnё kurrë... dhe m’u kujtua ai prifti qё s’e rroi mjekrёn gjersa vdiq dhe u varros me mjekër...
26 mars, 18 shtator 2009

Faslli Haliti/ cikel poetik 1991
NA THATË...
Na thatë:
Lindi fëmija.
Ju thamë të na rrojë.
Na thatë lindi
Djalë.
Ju besuam.
Gëzuat.
Gëzuam.
E përshëndetët me krisma lindjen e tij
Me krisma dhe ne.
Thirrët
Djalë,
Djalë dhe ne.
Gëzuat me krisma,
Me krisma gëzuam.
Na besuat,
Ju besuam.
Fëmijës
I duhej krevat.
Prishëm djepet,
Prishëm kopanecët.
Filloi dimri.
Premë mollët, pjeshkat, qershitë.
Fëmija
Duhej të rritej si mollë
Pranë vatrës me thëngjij të pjekur, të kuq,
Si kokrra qershish,
Si prush.
Erdhi
Pranvera.
Erdhi
Dhe vera.
Na thatë përsëri
Vështirësitë e të rritjes
Rritja e fëmijës paka tepër vështirësi
Duroni.
Ju besuam.
Duhej duruar.
Duruam.
Hoqëm për djalin qumështin nga buza.
Fëmija pinte qumësht.
Ne pinim dhallë.
Fëmija
Rritej me bukë gruri prapë,
Ne plakeshim me bukë misri dalë nga dalë.
Na thatë:
Fëmija
Po çohet këmbë.
I dhamë opingat tona,
Fëmija mbathur
Fëmija
Me opinga,
Ne zbathur.
Na thatë:
Fëmija po ecën.
Hoqëm këpucët,
Ia mbathëm fëmijës.
Ne me opinga nëpër llucë.
Fëmija
Me këpucë
Na thatë:
Vështirësitë e rritjes shokë.
Duroni!
Duhej duruar.
Duruam.
Duhej besuar.
Besuam.
Ne plakeshim
Me bukë misri dhe dhallë,
Fëmija rritej me kajmak,
Rritej me tul simite të bardhë.
Pritëm.
Shpresonim që djali
të na bëhej
krah
Por
Ah...!
Djali
Na doli vajzë.
Duroni.
Po na thoni përsëri:
Fëmija i vërtetë, na besoni!
Lindi vetëm tani...
Si kështu?
Dhe këtë na e thoni po ju?!
1991
Faslli Haliti / nga libri "Erdhi"
Faslli Haliti
Cikel poetik nga libri "Erdhi"
Pranvere sykalter,
Pranvere me faqe te blerta
Qe zgjon nga gjumi letargjik
Barin
Sythet
Gjethet
Lulet
Blerimin.
Pranver, ti s’haroon asnje vit
Te zgjosh nga gjumi letargjik
Edhe neperkat, gjarperinjte…
Mosmirenjohje
Gjithe
Peshat e renda,
Peshat vigane,
Peshat sa nje mal Tomori
Sa nje mal Korabi,
Me leven time i ke ngritur,
Me leven time vazhdoni t’i ngrini.
Edhe neser
Me leven time
Te gjitha llojet e peshave
Do te vazhdosh t’i çoni perpjete.
Po si s’me thate nje here te vetme,
Te faleminderit!
Arkimed…!
Te dashurat e mia
Sot
Lexova
Dhe rilexova Homerin
(Iliaden, Odisene)
Koka m’u mbush me imazhe heronjsh
Greko-trojane,
Fytyra,
Gjoksi
M’u cirkos
Me gjak trojanesh, akejsh,
Zjarri i Trojes me percelloi syte,
Helena
Gati me divorcoi me gruan,
Penelopa ra ne dashuri me mua…
Odise dinaku
Odise rivali
Me ngriti
Nje kurth te drunjte,
Nje kurth dinak kali,
Akili
Me thirri ne duel,
(Me mori per Hektorin),
Çirçja
Me kerkoi nje puthje,
Kasandra me tha:
Mos!
Parashikoi kthimin tim ne derr.
Dhe une s’e putha magjistricen
I besova zonjushe Kasandres menjehere.
Shpetova…
S’u tregova diffident si trojanet
Qe s’i besuan per Kalin e drunjte
Per kalin enigma dhe kurth
Si Agamemnoni
S’u tregova mosbesues
Per kurthin vrases
Te gruas kuçke,
Perendeshe
Aferdita
Me beri Parid,
Edhe Helena,
Edhe Penelopa
Me dashuruan me shpirt,
Edhe pse une s’mesova qe s’mesova
Te dashuroja greqisht…
Permbytja
Zoti
Pergatiti
Permbytjen apokaliptike,
Noe ndertoi arken
Strehoi ne arke çiftet “elite”.
Bota
Ishte prishur,
Duhej pastruar,
Duhej shfarosur fara e korruptuar.
U mbyten njerezit,
Kafshet.
U permbyt bota dyzet dite.
Por lulezuan peshkaqenet…
Festuan
Gjarperinjte.
Dhe bota mbeti siç ish…
Krijimet me lart jane shkeputur nga libri me poezi -Erdhi.
Subscribe to:
Posts (Atom)